Zhvishet edhe Elvana!

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ishte e ftuar speciale në finalen e talent show-t “X Factor”. E veshur me një fustan të bardhë, ajo këndoi ‘live’ superhitin “Me ty”. Ajo që bëri më shumë përshtypje nga e gjithë performanca e Elvanës ishte modeli i fustanit, i cili kishte një dekolte më të ekzagjeruar nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht yllin shqiptar. Këngëtarja e suksesshme postoi një foto në profilin e saj të ‘Instagram’, kushfaqej e veshur me fustanin “e famshëm”, duke shënuar poshtë, se për këtë dalje e kishte këshilluar nëna e saj.


Dekolteja e Elvanës, ishte detaji më i komentuar nga finalja e “X Factor”-it në rrjetet sociale dhe jo vetëm, sepse ndryshe nga shumë këngëtare të tjera të suksesshme, Elvana nuk e ka përdorur trupin e saj për të bërë famë... Por siç shihet, as ajo nuk i ka shpëtuar kësaj manie, duke u kthyer në personazhin më të përfolur të javës...