Tatuazh logon e kompanisë, në këmbim të rritjes së rrogës

Deri tani kanë qenë 40 agjentë të "Rapid Reality" që kanë pikturuar në trupin e tyre logon, për një shtim rreth 15%.

Një ide e pazakontë e drejtorit të një agjencie imobiliare në New York duket se po funksionon: kush dëshiron të bëjë tatuazh logon e kompanisë, në këmbim të një rritjeje rroge. Deri tani kanë qenë 40 agjentë të "Rapid Reality" që kanë pikturuar në trupin e tyre logon për një shtim rreth 15% të pagës.
Njëri prej punonjësve ka deklaruar se kjo "është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar impenjimin kundrejt një kompanie që të bën të shkosh në punë çdo ditë me buzëqeshje". Ndërkohë, drejtori Anthony Lolli, ende nuk e ka bërë tatuazhin, si pjesa më e madhe e punonjësve, por ka deklaruar se do ta bëjë shumë shpejt.