Rikja as duke ju futur në shtrat Ilirit nuk arrin ta bindë atë...

Iliri qe ndodhet ke dhoma e gjumit i kërkon ta përqafojë dhe gjithashtu kërkon të dijë se përse ajo po i qëndron kaq larg ndonjëherë, ndërsa herë të tjera shumë afër.
Rikja i largohet dhe pasi dëgjon një nga shprehjet banale të Ilirit, largohet prej tij, duke i theksuar për të disatën herë se ai është banal.

Ata tentojnë të sqarohen, por ndërkohë hyn  Anaidi dhe Rikja shkon afër tij, për të bërë “paqe” pas lojërave pafund mes tyre. Iliri ndihet keq nga mënyra se si e la Rikja dhe hyn brenda duke e diskutuar këtë gjë me Elonën. “Sa herë që shkoj të flas me të, herë rri tërë qejf e herë tërë hundë. Kisha dhjetë minuta që po përpiqesha të sqarohesha me të e më thoshte “ik largohu”, ndërsa me Viganin ngjitur”, shprehet Iliri për qejfmbetje ndaj Rikes.

Ndërsa më vonë Rikja shkon brenda dhe i kërkon Ilirit që të flasin të sqarohen, por Iliri nuk pranon. Ajo i shkon te krevati afër dhe kërkon që ai t’i tregojë se çfarë ka që sillet në atë mënyrë, por Ilir nuk pranon që të flasë me të. “Ty të mbeti qejfi se unë ika me Anaidin?”, i thotë ajo, ndërsa Iliri nuk pranon që t’i japë asnjë përgjigje. “Ikë futja gjumit”, i thotë ai herë pas herë, megjithëse Rikja i kërkon që të shkojnë të flasin në dhomën e ndenjes.