Dietat e shpejta me të vërtet ju dobësojnë, por ata kanë efektë të kthyeshëm dhe për këtë arsye pas dietës duhet të keni kujdes me ushqimin që të mos ktheni peshën e humbur sërish.
Dita e parë – Mëngjesi: kafe ose çaj, 1 vezë të zier, 1 cop buke, 1 banane Dreka: Gjysmë tuna të konservuar (reth 100 gr.) dhe një copë buke. Darka: Një mollë dhe 1 sallam të vogël.
Dita e dytë – Mëngjesi: Një copë bukë thekri me një lugë margarinë ose gjalpë, 1 filxhan lëng portokalli. Dreka: 2 vezë të ziera, një cop buke, 1 filxhan jogurt ose pije me yndyrë të ulët. Darka: Një mollë, 200-300 gr. gjoks pule të pjekura, 1 domate ose piper të pjekur.
Dita e tretë – Mëngjesi: Kafe ose çaj, një copë (reth 50 gr.) djathi, një copë buke, 1 domate. Dreka: 300-400 gr. peshk të pjekur, një cop buke thekri, sallatë sezonale.
Darka: 1 mollë, reth 400 gr. patate të ziera ose të pjekura.
Dita e katërt – Mëngjesi: Kafe ose çaj, një copë buke thekri me një lugë çaji gjalpë ose margarinë. Dreka: 200-300 gr. mish pule të pjekur, një copë buke, sallatë sezonale. Darka: Një mollë, 1 sallam të vogël.
Dita e pestë – Mëngjesi: Kafe ose çaj, 1 vezë të zier, 1 cop buke, 1 banane.
Dreka: Gjysmë tuna të konservuar (reth 100 gr.), një copë buke thekri, sallatë sezonale. Darka: Një mollë, 300 gr. mish viçi të pjekur ose mish pule.