Rikja ndryshon strategji
Rikja me Edberin ende nuk e kanë lënë mënjanë debatin e djeshëm ndërmjet Elonës dhe Edberit për Riken.
Edberi
i ndjerë xheloz për marrëdhënien e Rikes me Elonën e akuzonte atë që
ajo ka shkuar dhe i ka thënë Rikes një “sekret” që ky i fundit i kishte
rrëfyer Elonës ndërkohë që ai ka qënë duke bërë shaka. Nisur nga kjo
temë Rikja i thotë Edit që Elona dyshon që Vigani dhe ai janë duke bërë
të njëjtën lojë dhe kjo gjë e vë pak në dyshim. Veç kësaj ajo dyshon dhe
që këto dy banorë janë futur në të njëjtën kohë në shtëpinë e Big
Brother. Edberit nuk i vjen aspak mirë që Elona ka filluar të kuptojë
diçka në lidhje me sekretin e dy banorëve që janë një i vetëm dhe që për
më tepër është shprehur “dy kosovarë kanë hyrë në shtëpi”.
Rikja, në një farë mënyre kërkon që të rregullojë marrëdhënien e
acaruar dje me Edberin duke i thënë që nuk ka arsye pse ai të mbajë
qëndrim me Riken sepse ajo nuk mund të mbajë përgjegjësi për gjërat që
thotë Elona. Edberi i shprehet se ajo 24 orë në 24 rri me Elonën dhe
normalisht që duhet të di diçka, por Rikja e kthen situatën pas vetes së
saj,duke i thënë Edit nëse ndihet xheloz që ajo rri shumë me Elonën.
Por Edberi ndihet shumë i zhgënjyer nga Elona dhe vazhdon të këmbëngulë
që ajo është treguar shumë “thashethemaxhie” ndaj tij.
Pas diskutimit me Edberin, Rikja del në oborr dhe fillon të diskutojë
me Shpendin rreth flokëve.”Jam e fiksuar pas flokëve” i shprehet Rikja
Shpendit. Në këtë moment i bashkohet diskutimit dhe Joana. Të dyja
vajzat vazhdojnë të diskutojnë rreth flokëve duke planifikuar të bëjnë
një ndryshim në look duke shtuar disa fije në flokët e tyre. Ndërkohë që
diskutimit i shtohet edhe Edberi, Rikja këmbëngul që ai të lyej flokët
si Chris Brown sepse do ngjante shumë bukur. Edi nuk pranon në mënyrë
kategorike.
Anaidi, Joana dhe Edberi komentojnë afrimin e Rikes me to. Joana
shprehet se ajo është duke bërë një strategji ndërkohë që Anaidi thotë:
“Po na dalin thinjat në Big Brother, s’na e hedh dot njeri”.